Masakra ruse në Ukrainë/ Bilanci nga Kievi: 18 gazetarë të vrarë në luftë, 8 të rrëmbyer dhe 3 të zhdukur

Qeveria ukrainase ka deklaruar se që prej fillimit të pushtimit rus, janë vrarë 18 gazetarë, 8 janë rrëmbyer dhe 3 janë zhdukur.
Ministria e Kulturës në Kiev ka raportuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se do të kryhen hetime për secilën nga vdekjet dhe krimet e tjera të bëra kundër gazetarëve.
Sipas të dhënave konfirmohet gjithashtu se janë të plagosur edhe 13 gazetarë, dhe Ministria ka shpjeguar do të hetojë për këto krime lufte. Nga ana tjetër mësohet se gazetarët e plagosur ishin me shtetësi nga 11 vende të ndryshme përveç Ukrainës.
Ndërkohë që ka kaluar më shumë se një muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë, një tjetër ngjarje e rëndë është zbuluar nga masakra që rusët janë duke u bërë ukrainasve. Në qytetin e Buchas janë gjendur rreth 400 civilë të vrarë dhe varrosur të gjithë në një varr masiv.
Pretendohet se ky sulm do të ndikonte në rifillimin e negociatave të paqes mes Kievit dhe Moskës, por Zelensky shprehet se negociata e paqes me Rusinë duhet të vazhdojnë.