Jo vetëm Bucha, ky është qyteti që mund të goditet më keq nga forcat ruse


“Situata në Borodyanka është më e keqe se në Bucha”, ka deklaruar Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova.

Në një komunikim për mediat ajo ka paralajmëruar se qyteti i Borodyanka, në rajonin e Kievit, do të goditet më keq nga forcat ruse, ndërsa nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

“Mund të flasim për rajonin e Kievit, aktualisht po punojmë në Irpin, Bucha, Vorzel. Në fakt situata më e keqe me viktimat është në Borodyanka.”, ka thënë ajo.