Zoran Zaev aktivizohet, “bëhet” promotor i bukurive natyrore të Maqedonisë

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka më shumë se dy javë që nuk ka shkruar fare në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Por aktivizimin e tij në rrjete sociale, zgjodhi ta bëj duke promovuar pasuri natyrore të vendit.

“Bellashica është njëri nga malet më të vjetra në Ballkan – ajo është bukuria maqedonase e cila na lidh me Bullgarinë në lindje dhe Greqinë në jug. Pyjet, ujërat termal, gurët e bëjnë Bellasicën unike dhe e qasshme për turizëm, për mjekim dhe për aventura në tërë shtetin. Ta ruajmë dhe ta kujtojmë dhe të vazhdojë të jetë inspirim për ide të mëdha si “Ballkan pa kufij”, shkroi Zaev.