Ziadin Sela takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi në Prishtinë

Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët i kryesuar nga kryetari Ziadin Sela, Arben Taravari dhe deputetja Ilire Dauti janë takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi, me të cilin, siç shkruan Sela në profilin e tij në Facebook, u diskutuan çështjet jetike që tangojnë shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Sot, bashkë me sekretarin gjeneral, Arben Taravari dhe kordinatoren e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti patëm nderin të takojmë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi, me të cilin diskutuam çështjet jetike që tangojnë shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut!

Sfidat me të cilat përballen vendet tona, qytetarët dhe perspektiva e tyre, mbeten shqetësimi parësorë i subjekteve tona politike. Në këtë takim, mjaft të rëndësishëm u theksua edhe rëndësia për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit jo vetëm mes subjekteve politike, por edhe mes dy vendeve tona. Projektet e përbashkëta, lidhja infrastrukturore, shkëmbimi dhe zhvillimi ekonomik dhe integrimi euro-atlantik mbeten përcaktimi strategjik i joni dhe qytetarëve që përfaqësojmë”, ka shkruar Sela në statusin e tij në FB.