Ziadin Sela ndryshon stilin e flokëve

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela këtë muaj është paraqitur me pamje të re. Flokët e tij të gjata prej shumë vjetësh, kanë ndryshuar. Ai tani mban flokë të prera shkurtë.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në të kaluarën kishte deklaruar se shumëkush e kishte quajtur ‘floksh’ për shkak të stilit të tij të flokëve

“Shumë veta duan të mi presin flokët, më thirrin floksh”, kishte deklaruar Sela shumë vjet më parë.

Sela sot është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

“Këto takime janë në funksion të rivendosjes së komunikimit politik më se të nevojshëm brenda hapësirës shqiptare, në një kohë kur rajoni përballet me zhvillime të rëndësishme. Andaj na duhet ky dialog i përhershëm për të bashkërenduar veprimet tona politike”, shkroi ai në Facebook për takimet.