VIDEO+FOTO / U varros Rexhep Rexhepi, mësuesi nga Kumanova që sakrifikoi familjen për shkollën shqipe në Veles

5 shkurt 2022 – Dje me nderime të larta fetare u varros Rexhep Rexhepi nga Kumanova, mësues në shkollën fillore komunale “Liria” në fshatin Buzallkovë të komunës së Velesit. Ai kishte punuar më shumë se 15 vite në shkollat shqipe në disa fshatra të asaj komune, shkruan Open-TV.

Në ceremoninë e varrimit ë varrezat e qytetit të Kumanovës morën pjesë familjarë, miq dhe dhe qytetarë nga Kumanova. Rexhep Rexhepi ishte i moshës 60 vjecare. Rexhepi ishte vëllai i stomatologut Shehat Rexhepi.

Në lamtumirën e fundit të tij kanë marrë pjesë edhe kolegë të shumtë nga shkolla fillore komunale “Liria” nga Buzallkova e komunës së Velesit, sot kanë marrë pjesë në varrimin e kolegut të tyre të dashur, Rexhep Rexhepi.

Kasam Kasami, mësues në këtë shkollë për Open-TV deklaroi se me Rexhep Rexhepin kanë punuar së bashku 11 vite të plota.

Lajmi pë vdekjen e Rexhepit i ka tronditur të gjithë. Sipas tij, Rexhepi ka qenë njeri dhe mësues shumë i dashur.

Kasami tregon se Rexhepit iu kishte plotësuar dëshira nga momenti kur shkolla e tyre ndërroi emrin nga “Vasil Gllavinov” në “Liria”. Rexhepi kurrë nuk do të harrohet dhe gjithmonë do të jetë në zemrat e tyre, tha ai.

Ai në emër të kolegëve dhe nxënësve të shkollës fillore komunale Liria i shprehu ngushëllime familjes Rexhepi për humbjen e njeriut të shtrenjtë të tyre.

Ndiqni intervistën e plotë me mësuesin Kasam Kasami.

https://www.facebook.com/opentvmk/videos/650718319311228