Veliçkov: Goce Dellçevi për bullgarët, si Adem Jashari për shqiptarët


Redaktori i portalit Tribuna, Atanas Veliçkov bën krahasim mes luftës së UÇK-së në Kosovë dhe luftës së VMROS së Goce Dellçevit në Maqedoni.
Sipas tij,ashtu siç është lufta e UÇK-së shqiptare, ashtu edhe lufta e përkrahësve të Goce Dellcevit ka qenë bullgare.

“A janë ushtarët e UÇK-së në Kosovë kosovarë pa kurrfarë pike të përbashkët me Shqipërinë? Kuptohet që jo. Njejtë me pjesëtarët e VMORO, pjesëtarët e UÇK-së kanë pranuar se veshtirë mund të krijojnë një shtet me Serbinë, por mundet të krijojnë shtet multietnik me përparësi të elementit shqiptar i cili do të ruhet në tërësinë e tij dhe neser vetëm në letër do të ketë kifij me Shqipërinë në BE.
Kryeredaktori i portalit Tribuna, Atanas Veliçkov ka bë një krahasim mes luftës së UÇK-së në Kosovë dhe luftës së përkrahësve të Goce Dellçevit në Maqedoni. Veliçkov vlerëson se ashtu siç lufta e UÇK-së ishte luftë shqiptare, poashtu edhe lufta e VMORO-së në Maqedoni ka qenë për kauzën bullgare”, vlerëson Veliçkov, shkruan lideri.mk.

Sipas tij, Atë që e fituan shqiptarët e Kosovës para 20 viteve është e njëjta gjë për të cilën pa sukses kanë luftuar bullgarët maqedonas para 100 viteve.