Tupançeski: Pushteti ekzekutiv nuk duhet të ketë asnjë pikë kontakti me pushtetin gjyqësor

Pushteti ekzekutiv nuk duhet të ketë pikë kontakti me pushtetin gjyqësor kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve në gjyqësi dhe prokurori, vlerëson ministri i ri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski.

“Nuk do të jetë e lehtë, por mund të premtoj se Ministria e Drejtësisë do të krijojë kushte për mbarëvajtje të mirë dhe të papenguar të punës në të gjitha sferat e gjyqësisë, jo vetëm në gjyqësia dhe prokuroria por edhe noterët, mediatorët, ekzekutuesit dhe Drejtoria për udhëheqjen e librave amë”, deklaroi Tupançeski në emisionin “Brifingu i mëngjesit”.

Ministri theksoi se nuk është e lehtë të jepet dokument nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë dhe sipas kësaj është e dukshme se diçka nuk funksionin siç duhet.

“Për mua është më e pakuptueshme të mos punojë linja telefonike në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë. Janë locuar defektet dhe tani duhet sa më shpejtë që mundet të rregullohen. Gjithçka është e mundur, vetëm sistemi duhet të jetë funksional”, shtoi Tupançeski.

Për perceptimin e opinionit se sistemi gjyqësor është më i korruptuar, ai thotë se gjërat mund të rregullohen dhe të përmirësohen.

“Ministri nuk është gjykatës dhe prokuror, por Ministria duhet të sigurojë kushte për punë. Ekzistojnë mundësi. Unë do të vazhdoj me politikat e ministrit paraprak dhe do të zhvillohen. Ka sfera ku duhet të intervenohet”, thotë ministri Tupançeski.

I pyetur për hetimet e prokurorive që zgjasin me vite, ai theksoi se këto institucione nuk kanë mjaftueshëm njerëz dhe se ministri nuk mund të bëjë presion.

“Askush nuk mund të më bindë se nuk ka prokuror i cili nuk ka gabuar. Për këtë mban llogari Këshilli i prokurorëve publikë. Prokurori duhet ta thotë atë që e ka në sallën e gjykatës, por Prokuroria nuk guxon të jetë e mbyllur për opinionin, duhet të tregojnë çfarë kanë punuar. Puna e tyre është e matshme”, tha Tupançeski.