Traumat demografike të shpërnguljeve

URIM SALIHU

Që nga hapja e kufinjve ose saktësisht heqja e vizave, por edhe më herët ,është shtuar rreziku i ikjeve masive të njerëzve prej këtu dhe në këtë rast janë shqiptarët që mendojnë më shumë për këtë variant të cilët të lodhur nga papunësia, paperspektiva, nga ky tranzicion i stërzgjatur dhe pa shpresë janë më shumë të orientuar për të lënë vendin këtu dhe për të gjetur alternativa të tjera punësimi diku jashtë.Tashmë ky fenomen ka marrë përmasa të tmerrshme dhe nuk mund të ndalet lehtë dhe është serioze .Këto ikje akoma e bëjnë më të ankthshme të ardhmen për shkak se përvojat kanë treguar se migrimet kanë qenë shumë të kobshme për shqiptarët të cilët në periudha të caktuara janë goditur qoftë për shkaqe politike, qoftë për mënyra të tjera.Mirëpo nataliteti i madh ka ruajtur këtë balansë, ndërsa sot këto ikje masive godasin bashkërisht edhe zvogëlimin e numrit të shqiptarëve, por vijnë në një kohë kur lindshmëria është shumë më e vogël .

A do të jetë e largët dita kur këto ikje të këtyre njerëzve do të ndikojnë në përqindjen e shqiptarëve në Maqedoni, cilat do të jenë efektet e këtij migrimi dhe cilat do të jenë masat për të parandaluar këtë fenomen që mbetet i rrezikshëm në shumë dimensione kjo mbetet të shihet, por përderisa sot këto ikje nuk vërrehen , ka të ngjarrë që vitet që pasojnë të tregojnë efektet negative të këtij migrimi, të njerëzve që mund edhe të mos kthehen gjatë ose asnjëherë sic ka ndodhur shpesh në të kaluarën .

Migrimi i shqiptarëve ka ndodhur në shumë periudha të mëparshme, por kjo ikje masive kohëve të fundit bart rreziqe akoma më të mëdha për shkak se vjen në një moment krizash të përgjithshme si ekonomike kur njerëzit mendojnë të ikin diku dhe kushedi a kthehen dhe nëse ndodhë që të mos vijnë problemi tjetër i ikjes së tyre ka të bëjë me shtimin ose natalitetit që ka një rrënie të theksuar viteve të fundit .Kjo do të ketë pasoja akoma më të rënda për shkak se ikja e këtyre njerëzve dhe braktisja e vendeve të tyre për të gjetur perspeketiva diku jashtë, vjen në një moment kur te shqiptarët përvec këtyre ikjeve kanë problem edhe me cështjen e natalitetit që e thellon akoma më shumë këtë problem që vjen si pasojë e shpërnguljeve të pakontrolluara.

Shumë njerëz që ikën në periudhën e Komunizmit për shkaqe të ndryshme dhe nën arsyetimin “ punë e përkohshme”, ata mbetën përjetësisht atje, ndërsa askush më nuk i kthen fëmijët e tyre të cilët kanë marrë një kulturë dhe mentalitet tjetër . Në raport me popujt tjerë në Maqedoni akoma qëndron më mirë por sipas demografëve dhe eskpertëve për këto cëshje të paktën kjo do të jetë kështu edhe për disa vite , ndërsa më pas fillon ajo që quhet plakja demografike. Shpërnguljet shkaktojnë trauma demografike .
Migracioni sipas demografëve do të ketë rol në këtë drejtim por shqiptarët e ruajnë vitalitetin edhepse do të ketë rrënie të shtimit natyrorë. Por në këtë drejtim më vështirë do të jetë te maqedonasit për shkak se mbi 60 për qind e popullsisë te ata janë të plakur.