Trajanov: Një njësi zgjedhore dhe lista të hapura

Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike tha se për subjektin politik që përfaqëson ai është me rëndësi që me ndryshimet eventuale të Kodit Zgjedhor të kalohet në një njësi zgjedhore me lista të hapura, përcjell TV21. Trajanov thotë se për momentin nuk mendojnë se ka nevojë për përjashtime në koalicionin qeverisës.

“Tani për tani ne jemi që të mos ketë asnjë përjashtim nga koalicioni, propozojmë ndryshime vetëm për një njësi zgjedhore dhe pa prag zgjedhor. Të gjitha ndryshimet e tjera mund t’i pranojmë gjatë debatit si sugjerime ose t’i fusim si amendamente. Është me rëndësi që në këtë ligj kemi vendosur një dispozitë që bashkësitë më të vogla etnike rreth 20 për qind të mund të hyjnë në Kuvend”, tha mes tjerash Trajanov në një deklaratë për Radio Kanal 77.