Tetovë: Vazhdojnë kontrollet ndaj automjeteve dhe drejtuesit e mjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve – nxënësve

Mëngjesin e djeshëm (04- shkurt), zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë kryer edhe një seri aksionesh kontrolluese ndaj automjeteve dhe drejtuesit e mjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve – nxënësve.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 5 automjete (TE-2 dhe GV-3) që kryenin transport publik pa licencat e nevojshme, shkelje kjo e dënueshme nga neni 284-A i Kodit Penal, 1 automjet (GV) me mbingarkesë të ushëtarëve, 1 shofer (GV) pa certifikatë mjekësore, 1 automjet (GV) pa pajisjet e nevojshme, 1 shofer me patentë shofer të dëmtuar dhe 5 kundërvajtje të tjera. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresat adekuate ligjore dhe do të përballen me gjoba dhe dënime të tjera.
Këto kontrolle janë planifikuar edhe në ditët në vijim, me qëllim zbulimin dhe largimin në kohë nga qarkullimi i automjeteve me defekte teknike, mjetet pa licencë për transport publik dhe mangësitë e tjera ligjore, me qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve dhe pasagjerëve të tjerë, të cilët përdorin autobusët e përditshëm, minibusët dhe furgonat, deri te shkollat ​​ku mësojnë dhe anasjelltas deri te shtëpitë e tyre.Tetovasot

….