Shefi i diplomacisë Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në kuadër të vizitës së punës në Paris, sot u takuan me Izabel Dumont, këshilltare diplomatike për Evropën Kontinentale dhe Turqinë të presidentit francez, Emanuel Makron.
“Franca dhe Maqedonia e Veriut i kanë vendosur perspektivat evropiane në në shtegun e përbashkët. duke krijuar bazë për ndërtimin e një Evrope më stabile, efikase dhe më të sigurt. Për ne është shumë e rëndësishme që Franca e mbështet procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, me standarde të vendosura qartë dhe pa humbur kohë” , publikoi Osmani në faqen zyrtare të Fejsbukut.
Osmani shtoi se “bashkëpunimi i përforcuar ekonomik dhe i përgjithshëm dypalësh, si dhe aleanca e NATO-s janë përcaktime shtesë, për të cilat jemi të udhëzuar njëri ndaj tjetrit që të bashkëpunojmë dhe të mbështetemi”.
Është parashikuar që Osmani dhe Mariçiq të realizojnë takim me sekretarin shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Kleman Bon.