Hakerët grekë kanë “sulmuar” Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në vend, mirëpo, kjo ministri ka dal me njoftim se pamjet që janë publikuar nga ta, janë të rreme.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, pamjet e publikuara nuk janë marrë nga ministria dhe nuk kanë fare lidhje me kamerat e tyre, derisa konfirmojnë se mbrëmë ka patur tentim për sulm kibernetik.
Ndryshe sulmuesit kishin publikuar disa pamje nga kamerat e sigurisë për të cilat thonë se janë nga Ministria e Arsimit, dhe paralajmërojnë se janë në mbikqyrje 24/7.
Ministry of Education and Science of North Macedonia – https://t.co/HkkXOkVH8T has been hacked by Powerful Greek Army.
Database dumped: https://t.co/44LIe1iXXi.
We have access even in their camera systems, we watch you 24/7, we have eyes everywhere, Skopje.. #PGA #OpEndMacedonia pic.twitter.com/M4wpL6p3nd— Powerful Greek Army (@PowerfulGRArmy) February 4, 2022