Stuhitë” para Kongresit dhe binomi i dështimit Sela-Taravari

Shkruan: Tetovasot

Tashmë ekziston një binom i ri në politikën shqiptare që udhëhiqet nga një fitues lokal që ka frikë të merr fronin e partisë që po tretet dhe humbësit serik që bën opinionin të besojnë se s’ka politikë nëse ai nuk është lider partie. Tronditjen që e morrën në zgjedhjet lokale e mbajtën të heshtur. Ata nuk folën deri tani që të kalojë një kohë derisa harresa të pushtojë njerëzit dhe më pas, pak para Kongresit sërish u shfaqën të njëjtat figura që po i japin ” sforco” njëri tjetrit pa pyetur thellë se përse po e braktisin themeluesit partinë “model”  të tyre.

Sela saherë që ndjehet ngushtë, flet për viktimizime. Nxjerr nga ndonjë deklaratë për shpëtimtarin e tij dhe më pas atij i bëhen edhe më të errëta ditët e burgut. Flet për shpëtimtarin e tij, ndërsa nuk mbushi kurrë sheshet që ta lirojnë atë siç lirohen përditë njerëzit e partnerit të tyre VMRO nga burgjet secilën ditë. Nuk e liroi as kur ishte apo kishte pushtet ta bënte këtë në 2017-tën. Por, tashmë para Kongresit jo sepse Sela “dëshiron” një tjetër mandat si kreu i opozitës që po luhatet dhe po shkon drejt tkurrjes, por është një ” statut” që ia lejon. Ky statut është më i rëndë se kushtetuta të “ndryshohet”.

Në Kongresin e partisë do jenë delegatët ata që do vendosin, por cilët delegatë?!

Të gjithë e dijnë se një do ketë gjithnjë kundër, por vetëm një ndërsa të tjerët janë të telekomanduar siç rëndom ndodhë te të gjitha partitë shqiptare. Por në gjithë këtë histori dështimesh që trumbetohen si fitore të Piros gjithësesi, për BDI-në është një lajm i mirë.

Atyre u konvenon të kenë kundërshtarë të tillë që i mundin.

Opozita mundohet ta thotë të kundërtën se BDI-së nuk i konvenojnë figura të tilla politike, por në fakt është e kundërta. Problemi megjithatë është i brendshëm. Në fund të fundit është vetë ASH që vendos për drejtuesit, por për votuesit shumica të papërcaktuar kjo dëshirë e flaktë e politikanëve për të mbetur detyrimisht ose domosdoshmërisht në politikë është një zhgënjim dhe ata do ta dërgojnë një parti në pension siç bënë me partitë tjera pararendëse siç është PPD dhe PDSH e fuqishme dikur por jo më tani.

Andaj binomi Taravari Sela, apo Sela Taravari janë në prag të shkatërrimit të partisë, cili do që të merr timomin, humbjen e kanë të sigurtë në zgjedhjet  e ardhshme, pasi janë krijuar duke përçarë dhe do të përfundojnë të përçarë.