Spitali modular në Ohër nuk funksionon, fillon t’i pikojë kulmi


Me gjithë fluksin e madh të pacientëve pozitiv me Kovid, spitali modular në Ohër është mbyllur prej gati dy muajsh.
Ai u mbyll në dhjetor për shkak të rrjedhjes së çatisë, dhe u spekulua se kishte një qark të shkurtër elektrik, diçka që drejtori e mohoi më pas. Nuk dihet ende se kur do të funksionojë sërish modulari.

“Jemi në pritje të ekspertizës nga ministria. Duke marrë parasysh gjithçka që ndodhi në Tetovë, duhet bërë një ekspertizë tjetër, që të kontrollohen të gjitha ato parametra dhe instalime, para se të hapet…”, tha Goran Balev-drejtor i spitalit të përgjithshëm Ohër.

Reparti i Sëmundjeve Infektive aktualisht është duke u zhvendosur në godinën e vjetër të vitit 1950. Problemi është se nuk ka furnizim qendror me oksigjen, kështu që punonjësit i mbajnë në bombola.

“Duke pasur parasysh gjithçka që ka ndodhur në Tetovë, ka frikë si te pacientët ashtu edhe te stafi, dhe ky është një opsion më i mirë”, u shpreh Balev.

Ndërkohë, me përjashtim të Repartit të Sëmundjeve Infektive, pjesa e brendshme dhe një pjesë e repartit nervor janë ridestinuar si reparte Kovidi. Numri i të shtruarve në Ohër është aktualisht mbi 50. Në kovid ambulancën ka gjithsej nga 160 ekzaminime në ditë. Në Strugë funksionon spitali modular, ku deri më tani janë shtruar 12 pacientë.