Sot pritet të ketë zgjidhje për pagën minimale


Qeveria është në krahë të punëtorëve dhe ngritja e pagës minimale do të plotësohet. Kështu paralajmëroi dje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski përmes një postimi në profilin e tij të fejsbukut. Ai shkroi se dialogu i hapur shoqërorë me të gjitha palët e prekura do të na çojë në zgjidhjen me të përshtatshme që është në interes të punëtorëve. Ai gjithashtu pret që sot të ketë një vendim për rritjen e pagës minimale.

“Ashtu siç kam premtuar, ne do t’i zgjidhim në mënyrë efektive të gjitha çështjet në interes të qytetarëve dhe do t’i përmbushim premtimet. Ky është parimi dhe fryma në të cilën do të zgjidhen të gjitha çështjet që synojnë ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.