Sjellje agresive ndaj policëve , arrestohet një banor i Tenovës

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë dje (31-janar) në ora 14:30 kanë arrestuar 30-vjeçarin J.B. nga Tenova e Tetovës, i cili silleshte në mënyrë agresive dhe nuk është bindë urdhrave dhe kishte nënçmuar policët të cilët kishin qenë duke kryer detyrën zyrtare në autostradën Tetovë-Gostivar, afër kryqëzimit për Kamnjan të Tetovë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.Ts