Shtohen zërat që kundërshtojnë rikandidimin e Selës. Ja kush e kundërshton

Deri sa deri dje largimin e Selës e kërkonin kryesisht oponentët politik, ditëve të fundit janë shtuar zërat edhe të njerëzve të afërt, dhe të anëtarëve që njihen edhe si themelues Aleancës për Shqiptarët.

Vetëm brenda ditës, dy figura të njohura të ASH-së, nëpërmjet reagimeve të tyre në rrjetet sociale kanë kundërshtuar paralajmërimet edhe për një rikandidim, të tretin me radhë të kryetarit Sela.
Anëtari i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj partisë amë të udhëhequr nga Ziadin Sela.

Ai në profilin e tij ka shkruar : “Aleanca ka lindur si shpresë dhe që është zotuar të funksionojë ndryshe”, që në një farë mënyre nënkupton se duhej të mos i ngjaj partisë që dje e luftuam bashkë.

Po në këtë vijë edhe anëtari tjetër i ASH-së, Latif Arifi ka reaguar pas deklaratës së kryetarit Sela dhënë gazetës lajm, ku ndër të tjera Sela në lidhje me kandidimin ishte shprehur se: “Do të kandidoj derisa e lejon statuti”.
Me këtë rast, Arifi në reagim e tij ka kontestuar rikandidimin e mundshëm të Selës, pasi sipas tij kryetari Sela ka konsumuar të drejtën për të kandiduar përseri pasi këtë nuk e lejon statuti aktual në fuqi, që bashkë e kemi votuar, është shprehur Arifi.
Ja edhe postimi i plotë i Latif Arifit :

Dëgjova se tha:

“Derisa e lejon statuti”

Shkurt, shqip dhe qartë, nëse se ka kuptu, le ti tregon dikush se statuti nuk e lejon.
Në dy kongrese statuti e lejoi. Kësaj rradhe çdo interpretim ndryshe, është shkelje, mos respektim dhe dhunim i statutit dhe rregullave që vetë ai, bashkë edhe me ne i kemi votuar!

Përndryshe çdo tentim për “bishtnim” është MANIPULIM që nuk kalon. 😉