Shkurt e qartë, shumica e shqiptarëve janë UDB-ashë

Sulejman Mehazi

Nëse më lejohet të themi, se, shumica e shqiptarëve janë UDB-ashë.
– Në Shqipëri, shumica e shqiptarëve e përkrahin minishengenin e Vuçiqit;
– Në Kosovë, shumica e komandatëve të UÇK-së përkrahin shkëmbimin e territoreve të Vùçiqit;
– Në RMV, shumica e shqiptarëve përkrahin qejfin e Zaevit, Kovaçevskit e Mickoskit për anulimin e regjistrimit të popullsisë, pra a s’janë shumica e shqiptarëve UDB-ashë.
Na vjen keq për këtë realitet të hidhur të shqiptarëve.

Argumenti -1

– Në Shqipëri pakica greke luan si të dojë me shqiptarët., Çamërinë ua mori, kishën ortodokse ua mori tani dhe detin do ua marrë Greqia, kurse Minishengeni i Ramës do ia falë tërë Shqipërinë Serbisë së Vuçiqit, Serbisë po ia dha një cep të detit ta merr krejt vendin.
– Në Kosovë 4% serbët luajnë pallë me kishat serbe dhe Mitrovicën e Veriut, në anën tjetër vullnetarisht Malit të Zi ia falën Çakorrin e Zhlebin;
– Në Maqedoni 800,000 shqiptarë ua falën e ua bënë shtetin maqedonasve.
Çfarë është kjo “udbashki narod” apo jo.

Argumenti – 2.

Kur pakica greke mund shumicën shqiptare në Shqipëri, kur Minishengeni i Vuçiqit ia merr tërë territorin Ramës, atëherë na jepet e drejta që shqiptarët shumicë të Shqipërisë t’i pagëzojmë UDB-ashë.

Argumenti – 3

Kur pakica serbe ia ka marrë 1/3 të territorit Kosovës, kur gjuha e 4% të serbëve është zyrtare në tërë territorin e Kosovës, kur Malit të Zi iu shit Çakorri e Zhlebi, kur zemra e kishave e manastireve serbe është në Deçanin e Kosovës, atëherë na jepet e drejta që shqiptarët shumicë në Kosovë t’i pagëzojmë UDB-ashë.

Argumenti – 4

Popullin maqedonas nuk e njeh askush, grekët jo, bullgarët jo, serbët jo, kurse shqiptarët e RMV-së jo që ua njohin gjuhën, identitetin, kombin, po edhe ua krijuan republikën e tyre maqedonasve për t’i sunduar shqiptarët, atëherë na jepet e drejta që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut t’i pagëzojmë UDB-ashë.

Argumenti – 5

– Pakica greke + shumica shqiptare = fiton pakica greke në Shqipëri;
– Pakica serbe + shumica kosovare = fiton pakica serbe në Kosovë;
– Maqedonasit pa vend e identitet + shqiptarët vendas e me identitet = fitojnë maqedonasit pa vend e identitet kombëtar.

Argumenti – 6

– Pakica greke e Shqipërisë + duke bashkëpunuar me shumicën shqiptare udbashe = fiton pakica greke;
– Pakica serbe e Kosovës + duke bashkëpunuar me shumicën shqiptare udbashe = fiton pakica serbe;
– Maqedonasit pa identitet gjuhësor e kombëtar + duke bashkëpunuar me shqiptarët vendas me identitet kombëtar udbashë = fitojnë maqedonasit pa identitet kombëtar e gjuhësor.

@S.Mehazi