Shkup: 247 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (02.02.2022) ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 247 gjoba, nga të cilat 59 për mosdhënie përparësie të këmbësorëve, 11 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 17 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

“Gjithashtu janë gjobitur gjashtë shoferë për përdorim të celularit, pesë gjoba për kalim në sinjal të mbyllur të semaforit, 64 masa për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes”.

“Aksionet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.