Shaqiri: Mësimi me prezencë fizike, në të mirë të nxënësve

Ministri i Arsimit, i ftuar në “Programi 200”, theksoi se gjithmonë ka qenë për mësim me prezencë fizike të nxënësve për arsye se siç u shpreh ai nxënësit arrijë rezultate më të mira.

Shaqiri madje nënvizoi se vendimi për mësim me prezencë fizike është përshëndetur edhe nga UNICEF.

“Si ministër që në fillim kam mbështetur idenë që mësimi duhet të vazhdoj me prezencë fizike. Është ana e procesit edukativo arsimor të cilin fëmijët me prezencë fizike mund të arrijnë rezultate më të mira duke qenë prezent nëpër shkolla. Këtë ide timen, e ka mbështetur edhe UNICEF, të cilët që në vendimin e parë kanë reaguar duke thënë që shkollat duhet të vazhdojnë dhe të jenë të hapura ose të jenë institucionet e fundit ato të cilët duhet të mbyllen. Dua të përmend se edhe gjatë fillimit të pandemisë kishte shtete si Gjermania dhe Franca, sektori i arsimit nuk ka qenë i mbyllur dhe fëmijët kanë vazhduar mësimin me prezencë fizike”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.