Saimir Tahiri nuk shqetësohet nga burgu, e pret vendimin duke qeshur

Ish-ministri Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite burg nga Apeli i GJKKO-së. Vendimi me burg përkthehet në 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjatë leximit të vendimit gjyqtari tha se provat e ofruara nga prokuroria konfirmojnë lidhjen e tij me grupin e Habilajve, i cili u mor me transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.

“Për shkak të kompleksitetit iu desh një kohë më e gjatë, gjykata vendosi pasi dëgjoi palët, lënien në fuqi të gjykatë së shkallës së parë burg për Saimir Tahirin me 3.4 vite burg”, tha gjykata.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, Tahiri duhet të shoqërohet qën sot nga policia në një burg të sigurisë së ulët. Ish-ministri i Brendshëm e priti me buzëqeshje vendimin e gjykatës duke shkëmbyer batuta me avokatin e tij Maks Haxhia.