Saimir Tahiri niset në qelinë “313”, kënd e telefonoi?


Gjykata Kundër Krimit të Organizuar ka dhënë sot vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg. Sipas vendimit të Apelit të GJKKO, Tahiri do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Pritet firmosja e urdhrit të arrestit dhe ish-ministri socialist do të dalë me pranga në duar nga salla e gjyqit për t’u transferuar në ambientet e paraburgimit “313” që ditën e sotme.

Tahiri u akuzua për veprat penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Ai akuzohet se ka favorizuar dhe ka bashkëpunuar me grupin “Habilaj” në trafikim droge në periudhën 2013-2015, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm.