Rashkovskit dhe Veljanoskit u hiqet masa e arrestit shtëpiak

Gjykata e Apelit-Shkup gjatë ditës së djeshme ka hequr masat e arrestit shtëpiak për ish sekretarin gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe ish kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski.
Dragi Rashkovski ka ofruar garanci prej 192.980 euro vlerë në pronë të patundshme për rastin e furnizimit të dyshimtë të souftverëve dhe larje parashë.

Rashkovskit i është konfiskuar përkohësisht pasaporta dhe do të duhet që çdo të hëne të paraqitet në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Nga ana tjetër Trajko Velajnovski është gjykuar më herët me 6 vjet e 6 muaj burg për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.