Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka njoftuar se një mamograf i ri mobil është instaluar në Qendrën Shëndetësore Negotinë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë. Ai njoftoi se së bashku me ambasadorin Angel Angelov, dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Genchovska, morën pjesë në pranim-dorëzimin e kësaj pajisjeje, vlera e së cilës është 140.000 euro. Kështu, këtë procedurë diagnostifikuese, po e ofrojmë te gratë edhe në vendbanime më të vogla dhe po fokusohemi në pjesën e preventivës, sepse diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë. Përparësia e këtij mamografi është se është i lëvizshëm dhe, sipas nevojave, do të vihet në dispozicion edhe të grave të vendbanimeve të tjera më të vogla”, deklaroi Sali. Gjithashtu, ai njoftoi se po ndërmarrin masa për ta reduktuar kohën e pritjes për ekzaminime dhe për orare shtesë për mamografi dhe eho të gjirit. “Paralelisht, bashkë me mjekët, institucionet shëndetësore dhe sektorin joqeveritar, do të vazhdojmë me zgjidhjen sistematike të qasjes në terapinë e re inovative, e cila mund ta shpëtojë jetën e shumë pacientëve”, njoftoi ministri Sali.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë (VIDEO)
- VLEN-i shkon në 14 deputetë, Fronti Evropian bie në 18
- Zelensky: Edi Rama mik i madh i Ukrainës
- Deputeti i 8 i VLEN-it në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, Mexhiti: E konfirmon legjitimitetin tonë tek shqiptarët
- Altin Dumani: Kemi sekuestruar 41 milionë euro pasuri
- CIVIL: Gjithsej 18 raste të votimit familjar në Debresh
- Franca paralajmëron Kosovën pas aksionit në veri: Veprimet e reja të njëanshme kontribuojnë në rritje të tensioneve
- Mbyllet vendvotimi në Llërcë, 560 qytetar votuan sot (VIDEO)
- Llërca voton/ Mbi 50% dalja, pritet VLEN të shtoj një deputet në zonën 6?! (VIDEO)
- Pasagjeri afgan pret damarët në fluturim, avioni bën ulje të detyruar në Rinas