Presidentja Vjosa Osmani pret delegacionin e Aleancës për Shqiptarët


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, me të cilin diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.

Një takim tejet i rëndësishëm me Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani.

Bashkë me sekretarin gjeneral Arben Taravari dhe kordinatorën, Ilire Dauti, patëm nderin që me presidenten Osmani të bashkëbisedojmë për shqetësimet e përbashkëta si dhe perspektivat për qytetarët e dy vendeve tona.

Bashkërisht dhe me projekte zhvillimore, jemi të bindur se mund të rikthejmë shpresën tek të rinjtë në veçanti. Me shkëlqesinë e saj biseduam edhe për situatën aktuale politike dhe situanën me pandeminë.
Konstatim i përbashkët ishte nevoja emergjente për intensifikimin e projekteve që lidhin dhe zhvillojnë dy vendet tona, si dhe perspektiva evropiane.si rrugë e vetme për zhvillim, ka theksuar Sela.