Poshtë burrecat

Gjyla Celiku

Disa burra truprishur të cilët e shohin facebookun si mundësi për të lidhur kontakte me zërin e grave që ngritet për ndryshim, ata vrapojnë si hardhuca për qëllimet e tyre perverse amorale duke harruar respektin për femrën.

Sa herë që postoj ndonjë mikeshë timen duke e bërë tagg ose etiketuar, në të njejtën kohë ka 1000 kërkesa miqësie burrash dhe dikund 500 mesazhe, por kjo nuk është në rregull e dini pse?

Sepse gratë nuk duhet të shihen si objekt realizimi të dëshirave të juaja perverse në tru, por duhet të shihen si ardhmëri ndryshimi dhe kontributi të përbashkët.
Nuk ngeli fecabooku për të shfry ju epshet e juaja dhe është e turpshme, e dhimbshme, katastrofale se si disa truprishur nuk e rregulluan trurin e tyre asnjëherë.
Mikeshat e mia më njoftojnë, por sot tek bisedoja me njërën aq shumë u acarova sa që i thash dhe të gjitha femrave u them:

Mos ngurroni të ndalni zërin për kategorinë perversiane por më dërgoni mesazhet e juaja private që t’ua thyejmë hundët përgjithmonë duke ua publikuar në publik.
Shumica e femrave jemi gra të martuara, nëna, por dhe vajza që duan ardhmëri më të mirë për popullin dhe vendin tonë, nuk shfaqemi në facebook për pisllëqe dhe amoralitet.

Merkeli do mbahet mend si gruaja më e fuqishme në botë, Hallary gruaja më me influencë në botë, Michelle Obama gruaja aktuale më me ndikim, po vajzat shqiptare që arritën majat e suksesit Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe të tjera si arritën?
Duke vepruar me ambiciozitet për qëllimet e tyre dhe ju lutem leni të qeta të gjitha femrat që e duan të mirën e vendit të veprojnë lirshëm.

Unë thash emrat e femrave që akoma janë gjallë dhe në veprim, por është nëna e botës, NËNA TEREZË që me humanitetin dhe dashurinë për njeriun ngriti shqiptarinë në gjithë globin.
Ju të kësaj kategorie keni nëna, gra, motra, vajza dhe si do ndjeheshit me veprat e juaja ti lëndonte dikush ato?
Apo gjininë femërore ju e mbani rob në shtëpi dhe hapni dhëmbët te gratë e huaja?
Mëkat.

Bota është e barabartë dhe gjinitë janë jofunksionale pa njëra tjetrën, ndaj SHIHNI FEMRËN si vlerë dhe jo si objekt.
Poshtë perversat, truprishurit dhe burrecat!