Petkovi për deklaratën e Radevit: Vizita në Maqedoninë e Veriut nuk është e përshpejtuar, por shumë e vonuar


Vizita në Maqedoninë e Veriut nuk ishte e përshpejtuar, por “tmerrësisht shumë e vonuar”, reagoi kryeministri bullgar Kiril Petkov në deklaratën e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev se vizita e tij në Shkup ishte e përshpejtuar.

“E vërteta është se Bullgaria humbi 30 vite në ato marrëdhënie. Vizita ime jo vetëm që nuk është e përshpejtuar, por edhe tmerrësisht e vonuar. Jo unë si kryeministër, ajo ishte vonuar sepse pala bullgare duhet të ketë pozicion aktiv, të ketë ton konstruktiv të veprimeve, të ketë qëllime të qarta dhe qasje të saktë”, tha Petkovi.

Ai shprehu keqardhje se Bullgaria ka humbur aq shumë vite. “Unë nuk munda të rezistoj ta shtyj vizitën për asnjë ditë”, shtoi Petkovi.