Petkov- Kovaçevskit: Kemi qëllim të përbashkët – fqinjësinë e mirë dhe marrëdhëniet e mira

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov në deklaratë për gazetarët bullgarë të cilët raportuan për vizitën e tij në Beograd, tha se ka pasur bisedë telefonike me kolegun maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Petkov, duke e komentuar dëmtimin e kurorave që delegacioni bullgar i vendosi në varrin e Goce Dellçevit në Shkup, tha se provokues do të ketë çdoherë.

Petkov pret të ketë zero tolerancë për provokime dhe beson se kjo kursesi nuk do ta ulë shpejtësinë apo t’i parandalojë aktivitetet e filluara të përbashkëta.

“Ne kemi qëllim të përbashkët, e ai është fqinjësia e mirë dhe marrëdhëniet e mira bilaterale”, theksoi kryeministri bullgar, Kiril Petkov.