Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike, Antoni Peshev, në paraqitjen e tij në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, vlerësoi se takimi i djeshëm ndërmjet biznes sektorëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë është një hap pozitiv që do të kontribuojë në zhvillimin pozitiv në ekonominë mes dy vendeve. Sipas tij, tonet më të buta mes politikanëve, krijojnë klimë më të mirë të biznesit.
“Nëse fjalori politik mes elitave politike në të dyja vendet është i keq, kjo reflektohet në klimën e përgjithshme të investimeve, por edhe në bashkëpunimin mes vendeve. “Kapitali në parim është gjë që frikësohet dhe ikën nga ai lloj territori që është potencialisht i rrezikshëm”, tha Antoni Peshev, kryetar i Odës Ekonomike.