Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski vlerëson se nuk ka porosi të drejtpërdrejta ndaj tij nga ana e kryeministrit të Bullgarisë, Kirill Petkov në lidhje me komentin për temën se kush e udhëheq politikën jashtme të një shteti.

“Petkov nuk shkon me retorikën e cila deri dje ishte standarde për disa përfaqësues të qeverisë bullgare. Ai në krahasim me paraardhësit një Bullgari është si Nelson Mandella. Më parë në ditë kishim sasi ofendimesh edhe ndaj neve por edhe ndaj shtetit”, tha Pendarovski në një deklaratë për mediat para Muzeut të Luftës Maqedonase, ku e hapi ekspozitën “150 vite nga lindja e Goce Dellçev”.

Rreth kremtimit të përbashkët të Goce Dellçevit, ai vlerëson se akti i tillë nuk mund ta përkeqësoj gjendjen. /SHENJA/