Partia Serbe: Të bëhen bashkë VMRO dhe LSDM kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit

 

Mungesa e një konsensusi elementar kombëtar ndërmjet dy partive më të mëdha të Maqedonisë është vetëm një nga arsyet pse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti po sulmon LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në, ka shkruar Ivan Stoilkoviq, kryetari i Partisë Demokratike të Maqedonisë, në profilin e tij në Facebook.

“Në pyetjen se pse Ali Ahmeti sulmon LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në, ai ka disa përgjigje.
Së pari, për shkak të mungesës së një konsensusi elementar kombëtar ndërmjet dy partive më të mëdha maqedonase në kuptimin shtetëror të fjalës.
Dhe së dyti, raporti i ndërsjellë mes dy partive maqedonase, të cilat kanë më shumë frikë nga njëra-tjetra sesa nga armiqtë e shtetit.

Arsyet e një marrëdhënieje të tillë ndoshta më së miri i di Ali Ahmeti dhe nuk mund të mohojë se mund t’i përdorë me shkathtësi”, ka shkruar Stoilkovic.