Një njësi zgjedhore flasin BESA dhe VMRO

Përfaqësuesit e Lëvizjes BESA Bastri Bajrami dhe Fadil Zendeli sot janë ulur me përfaqësues të VMRO-së për të diskutuar për ndryshimin e Kodit zgjedhor.
Lëvizja BESA sipas Fadil Zendelit mbetet që të ndryshohet Kodi Zgjedhor edhe atë me tre njësi zgjedhore, përcjell TS.

“Me kolegun tim deputet, Bastri Bajrami në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, realizuam takim me kordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DMPNE, Nikolla Micevski si dhe deputetët Antonio Milloshovski dhe Dafinka Stojanovska. Në takim biseduam rreth propozimit të fundit të VMRO-së opozitare për një Njësi Zgjedhore. Fillimisht, çdo propozim nga ana e subjekteve politike është legjitime. Ne, si subjekt politik Lëvizja BESA, nuk ndryshon qëndrim sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Qëndrimi jonë është që të ketë 3 Njësi Zgjedhore, si zgjidhja më e mirë në këto rrethana politike.

Më tej, biseduam edhe për Listat e Hapura, ku gjithashtu ne përkrahim këtë propozim, sepse qytetarëve do t’i mundësonim që të zgjedhin udhëheqësit e tyre sa më kualitativ” ka shkruar Zendeli./TS/