Nga premtja pritet stabilizim i motit, gjatë fundjavës do të rriten temperaturat


Në dy ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ftohtë me borë të dobët lokale. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, veçanërisht të enjten në pjesët lindore.

Siç kumtoi DPHM, nga e premtja moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje.

Nesër temperatura minimale do të lëvizë prej -8 deri në 2, ndërsa temperatura maksimale e ditës prej -2 deri në 7 gradë Celsius. Gjatë fundjavës do të mbajë mot më i nxehtë, të shtunën deri në 13 ndërsa të dielën deri në 11 gradë Celsius.