Edhe në janar mbetën pa kompensim anëtarët e këshillave zgjedhorë dhe Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) Tetovë për shkak të llogarive të bllokuara të Komunës së Tetovës. Bëhet fjalë për 1.170 persona nga 177 këshilla zgjedhorë dhe të gjithë anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor Tetovë.
“Ne si KKZ i jemi drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve se komuna jonë është e bllokuar dhe nuk mund të kryhet pagesa e anëtarëve të këshillave zgjedhorë dhe gjithashtu anëtarëve të KKZ-së. KSHZ ia dorëzoi kërkesën tonë Ministrisë së Financave dhe presim nga Ministria e Financave të lëshohen mjetet në nën-llogarinë tonë që e kemi si KKZ. Besojmë se ata do t’i lëshojnë këto mjete dhe ne menjëherë do të reagojmë si KKZ do të fillojmë t’i vendosim në sistem që t’i paguajmë të njëjtat. Kërkoj që anëtarët e këshillave zgjedhor të kenë durim, mendoj se kjo punë duhet të bëhet sepse kjo është rregulluar me ligj, duhet të paguhen anëtarët e organeve zgjedhore”, thotë sekretari i KKZ-së Tetovë, Nazmi Dauti.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që në dhjetor informuan se i kanë dërguar shkresë Ministrisë së Financave ku shpjegohet e gjithë situata dhe kërkohet nga ata zgjidhje, të gjindet mënyrë përkatëse për pagesën e kompensimeve për anëtarët e këshillave zgjedhorë.
“Kemi pasur edhe më herë situata të këtilla me komunat e tjera edhe atëherë ka ndihmuar Ministria e Financave në përputhje me mundësitë ligjore”, deklaroi Admir Shabani, zëdhënës i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
“Që të paguhen të gjithë 1.170 anëtarët e këshillave dhe KKZ për pagesë nevojiten 12 milionë e 200 mijë denarë.