Ndalimi i mjeteve të rënda motorike në disa rrugë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa me mbetje balte pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë.

Është hequr ndalesa e vendosur për mjete të rënda motorike në rrugën Ohër-Manastir dhe anasjelltas nëpër qafën malore “Gjavato” me datë 02.02.2022 në ora 07:10.

Ndalesa e vendosur për mjete të rënda motorike, siç informojnë nga AMSM, në udhëkryqin Mavrovska dhe anasjelltas nëpër qafën malore me datë 02.02.2022 në ora 07:30 është hequr.

Ndalim për qarkullimin e mjeteve të rënda për malin Gjavato si dhe në rrugët Mavrovë-Dibër dhe Strugë-Qafë Thanë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, përcjell TS.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./TS/