Ndalesë për kamionë në disa akse rrugore për shkak të reshjeve të borës

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në disa akse rrugore në vend.

Ndalesa për automjete të rënda transportuese ka në rrugën Resen – Manastirë përgjatë kalimit malor Gjavato, nga Kriva Pallanka drejtë kalimit kufitar Deve Bair, në rrugën Mavrovë – Dibër në dy drejtimet rrugore, në rrugët Strugë – Qafthanë dhe Gostivar – Kërçovë përgjatë kalimit malor Strazhë, si dhe në rrugën Ohër – Presekë – Kërçovë.

Në drejtimet tjera rrugore nëpër vend, siç informon LAMM, komunikacioni po qarkullon në kushte dimërore.