Shkup, 4 shkurt – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka kërkuar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit që të përgatisë raport për shkarkimin e drejtorit të shkollës fillore “Bashkimi” në Gostivar, Zijadin Nuredini.
Siç mëson shkruan gazeta “Slloboden peçat” nga burime në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Shaqiri do ta shkarkojë drejtorin për shkak të lëshimeve për ti siguruar inkuadrim në procesin edukativo arsimor vazjë me Sindromën Daun, Emblës 11 vjeçare, nëse këtë nuk e bën kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
Nga hetimi i Inspektoratit, sipas burimeve të “Slloboden peçat”, deri më tani është konstatuar se ka lëshime, por sitën e hënë gjithë raporti do t’i dorzohet ministrit.