Nxënësja e klasës së katërt, Ëmbla Ademi nga Gostivari sot është rikthyer në mesin e nxënësve në shkollën fillore “Bashkimi”. TV21 pyeti ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqirin se si do të jetë më tej fati i Ëmblës dhe fëmijëve të tjerë me nevoja të veçanta. Duke folur për rastin para kamerës së TV21, Shaqiri u emocionua.
“Ju them të drejtën se edhe po emocionohem nga situata. Unë më prindërit e Ëmblës kam komunikuar dje. Përpos me prindërit kam komunikuar edhe me drejtorin e shkollës dhe dua të falënderoj në këtë situatë të gjithë mediumet apo gazetarët që u përfshinë në këtë proces, por dua që në situatë tjetër të kem komunikim me secilin prind ose pedagog edhe drejtor në situatë të këtilla, për shkak se Ëmbla është një fëmijë i mirë edhe si të gjithë të tjetër që kanë qenë në atë klasë edhe do flas edhe si ministër edhe nuk besoj se ka prind që dëshiron që ky rast të përsëritet edhe shpresoj të jetë rast i fundit.” – tha Shaqiri.