-Jo nuk do ta bëja këtë tradhti, që dikush tjetër e bëri. Nuk do ta tradhtoj Goce Dellçevin dhe idealet e ilinditasve, kështu u përgjigj sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në pyetjen nëse ndihet fajtorë për vonesat që po i bëhen vendit në procesin e eurointegrimeve, përcjell TV21. Mickoski thotë se është i gatshëm të diskutojë për ardhmërinë e vendit, por jo me çfarëdolloj çmimi.

“Nëse më pyesni mua kur unë do të isha kryeministër, dhe kur do të duhej të vendosesha nëse do ta ndërrojë Kushtetutën ose ta ndërrojë identitetin për të hyrë aty ku juve thoni se duhej të hyjmë, në NATO dhe BE. Do iu jap përgjigje, jo nuk do ta bëja këtë, sepse unë jam vullnetar në Armatë, sepse jam njeri që edukon njerëz dhe që e donë shtetin e tij, popullin e tij dhe qytetarët. Nuk jam tregtar dhe nuk e punoj këtë për para dhe diçka më tepër”, tha mes tjerash Mickoski.