Mickoski: Me bullgarët kemi histori të përbashkët, ashtu siç kemi me sllovenët dhe kroatët

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se është optimist dhe dëshiron të arrihet marrëveshje me Bullgarinë, përcjell TV21. Mickoski pranoi se me shtetin fqinjë kemi histori të përbashkët, por si dy popuj të ndryshë.

“Si popull i ndryshëm, si maqedonas dhe bullgarë, po kemi histori të përbashkët, si popull i ndryshëm, si maqedonas dhe bullgarë, po kemi pasur. Ashtu siç kemi pasur histori të përbashkët me kroatët dhe sllovenët, por si popull i ndryshëm në shtet të njëjtë që atëherë ka funksionuar në nivel të federatës. Këtë kur do ta pranojnë, atëherë do të ulemi të flasim”, tha mes tjerash Mickoski.