Mickoski: As në Berlin e as në Paris nuk ka aq kontrata në vepër se sa në Tetovë


BDI ka nënshkruar 811 kontrata në vepër në Tetovë, në kohën kur komuna është në borxhe, kur nuk ka ujë dhe kur ka një sërë problemesh komunale.  Kështu akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre numër kaq të madh të personave të angazhuar me siguri nuk ka as në Berlin dhe as në Paris. Komuna e Tetovës  siç thonë,në vend të projekteve në interes të qytetarëve, ka ndarë nga 5 000 deri më 25 000 denarë për person, për të cilët nuk ka informacion se çfarë angazhime kanë pasur.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Ajo që unë di është se, më shumë se 25 milion euro komuna është në borxh dhe për këtë dikush duhet të japë përgjegjësi, sepse nëse nuk ka përgjegjësi dhe nëse kemi parim të mos ndëshkimit, disa qytetarë do të ndjehen si qytetarë të rendit të dytë dhe disa të rendit të parë, kjo nuk është mirë, sepse krijon frustracione”.