Temperaturat më të ulëta mëngjesin e sotëm janë matur në Manastir dhe në Berovë, – 6 gradë Celsius, në Strumicë janë matur -5, në Shkup – Petrovec dhe Pretor -4, në Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Demir Kapi -3, në Shkup – Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Gjevgjeli -2. Në Vinicë dhe Dojran janë matur zero gradë, ndërsa maksimum dy gradë janë regjistruar në Krushevë.

Më së shumti borë ka në Hanet e Mavrovës, ku është regjistruar shtresë e borës me lartësi 33 centimetra, në Kodër të Diellit shtresa e borës është 24, ndërsa në Krushevë 18 centimetra.
Gjatë natës moti ishte i kthjellët, ndërsa në mëngjes është me diell me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 10 deri 19 gradë.

Në Shkup, me diell dhe i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri 15 gradë.