Më e ftohtë në Kodrën e Diellit, më shumtë borë në Mavrovë

Temperatura më e ulët në mëngjesin e sotëm është matur në Kodrën e Diellit edhe atë -11, në Mavrovë – 6, në Krushevë – 5, në Berovë – 3, në Dibër -2, dhe maksimale katër gradë janë matur në Gjevgjeli, njofton HMS.

Më së shumti borë ka rënë në Mavrovë edhe atë 52 centimetra, në Kodrën e Diellit mbulesa e borës është 38 centimentra, Pozharane – 32, në Krushevë 30 centimetra, përcjell TS.

Më së shumti shi në 24 orët e kaluara ka rënë në Pozharan dhe Mavrovë 23 litra për metër katror, ​​pastaj në Krushevë 20, Demir Kapi 16, Strumicë dhe Dibër 13, Shkup – Petrovec 12, Tetovë dhe Manastir 11, dhe më së paku në Vinicë 3. litra.

Gjatë natës ka moti qenë i vranët me reshje të herëpashershme kryesisht bore. Mëngjesin e sotëm reshjet janë të dobëta dhe lokale, kryesisht në pjesët lindore. Fryn erë e lehtë deri mesatare nga veriu./TS/