Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq e vlerëson si pozitive përshtypjen nga takimet e delegacionit qeveritar në Bruksel. Në paraqitjen e tij në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ai tha se para institucioneve në Bruksel kanë prezantuar hapat e mëposhtëm lidhur me dialogun me Bullgarinë dhe prioritetet e qeverisë së re.
“I kemi paraqitur prioritetet tona, të qeverisë së re, e kemi ritheksuar se mbetemi të përkushtuar si për reformat ashtu edhe për dialogun me Bullgarinë, duke e konsideruar atë shumë të rëndësishëm. Ajo që na bën të lumtur është se pamë nivel të lartë të interesimit nga të gjitha institucionet që vizituam”, tha Mariçiq.