LSDM: Çmimet më të larta për 9% ndërsa paga minimale 100%

Sot në Kuvendin e Maqedonisë në rend dite do të jetë Ligji për page minimale.

Në kumtesën e LSDM thuhet se mbi 80.000 punëtorë do të marrin 45 euro më shumë çdo muaj dhe kjo është dyfishi i pagës minimale në krahasim me kohën e VMRO-DPMNE-së kur ishte 8800 denarë.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2014 vlera e shportës sindikale ishte 32.133 denarë. Në dhjetor 2021, shporta sindikale ishte 35.042 denarë. Kjo do të thotë se vlera e shportës së sindikatës është rritur me 9% në shtatë vjet, për shkak të çmimeve më të larta, dhe paga minimale për të njëjtën periudhë është rritur me 100%”, thuhet mes tjerash në kumtesë.