Lazim Destani: Kohezioni mes Odave e rrit nivelin e mbrojtjes së bizneseve e të bashkëpunimit mes anëtarëve të tyre


I ftuar nga kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Nebi Hoxha, dje pata kënaqësinë ta vizitoj këtë Odë Ekonomike e të njoftohem për së afërmi me punën e vyeshme dhe planet ambicioze të ekipit të saj deklaroi Lazim Destani informon Tetovasot.
Ai tha se gjatë takimit, diskutuam e shkëmbyem mendime mbi një sërë çështjesh që lidhen me ekonominë dhe komunitetin e biznesit, me qëllim mbrojtjen, promovimin si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve të rajonit por edhe ato të diasporës sonë. “Me këtë rast e potencova rëndësinë e veçantë të forcimit të bashkëpunimit mes Odave Ekonomike të trevave tona si dhe me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare”deklaroi Destani. Kohezioni mes Odave e rrit nivelin e mbrojtjes së bizneseve e të bashkëpunimit mes anëtarëve të tyre por edhe krijon mundësi sinergjizimi për investime kapitale u shpreh ai.Tetovasot