Lajm i dhimbshëm për Kumanovën / Ndërroi jetë arsimtari, Rexhep Rexhepi

Para pak çastesh në moshën 60-vjeçare ndërroi jetë Rexhep Rexhepi, arsimtar i gjuhës shqipe nga Kumanova, njoftojnë familjarë dhe miqë të tij, shkruan Open-TV.

Rexhepi ishte vëlla i stomatologut të njohur nga Kumanova, Shehat Rexhepi.

Ai gjatë gjithë jetës i ka shërbyer arsimit shqip, ku ka punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në fshatrat e komunës së Velesit.

“Të nderuar kumanovarë, kolegë, shokë, bashkëpartiak.

Me pikëllim ju njoftojmë se ka ndërruar jetë, shoku, bashkëqytetari e miku jonë, arsimtari Rexhep Rexhepi.

Rexhepi gjatë gjithë jetës ka shërbyer arsimit shqip, ku ka punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në fshatrat e komunës së Velesit.

Në sferën politike ka qenë aktiv duke qenë edhe njëri ndër themeluesit e Lëvizjes tonë politike që nga viti 2014 dhe duke qëndruar besnik deri në fund, ku qenë kështu edhe anëtar i përbërjes së fundit të Kuvendit Qendror të ASH-së.

Zoti e past nën mëshirën e Tij dhe e shpërleftë me xhenet për sakrificën e tij në shpërndarjen e diturisë.

Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur.

Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!”, ka shkruar Huzeir Mustafa, bashkëpartiak i arsimtarit të ndjer, Rexhep Rexhepi dhe këshilltar i ASH-së në Komunën e Kumanovës. /Open-TV/