Ky do të jetë moti për sotKy do të jetë moti për sot


Paradite në Maqedoni do të ketë moti me vranësira të ndryshueshme dhe të ftohë, ndërsa gjatë pasdites, mot kryesisht me diell.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri në -1 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 3 deri në 9 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me vranësira të konsiderueshme dhe me diell ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 4 gradë celsius.

Në ditët në vijim do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha të diellit. Edhe të shtunën në mëngjes do të jetë ftohtë, ndërsa pastaj temperaturat do të jenë në rënie, përveç të martën kur do të fryejë erë e përforcuar veriperëndimore.