Një delegacion i lartë i Bashkësisë Islame të Kroacisë, i kryesuar nga akad. Azis Hasanoviq, të enjten (03.02.2022) e vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ku u prit nga drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani.
Drejtori Asani i dëshiroi mirëseardhje kryetarit të Bashkësisë Islame të Kroacisë dhe e informoi për veprimtarinë e Institutit dhe impaktin që e ka ky institut në vendin tonë dhe më gjerë. Po ashtu drejtori Asani foli për marrëdhëniet që i ka krijuar Instituti me institucione të tjera shkencore e kulturore të vendit dhe të huaja, duke u ndalur veçmas në marrëdhëniet e mira me bashkësitë fetare, përfshirë edhe Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut.
Mysafiri Asanoviq e falënderoi drejtorin Asani për mikpritjen, e përgëzoi për punën e Institutit dhe foli për organizimin e Bashkësisë Islame të Kroacisë, si dhe për gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë me institucionet shkencore e kulturore të rajonit.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kroacisë ishte i shoqëruar nga dr. Mirza Shabiq, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kroacisë dhe Mevludin Arsllani, drejtor i Gjimnazit Islamik në Zagreb. Delegacionin e shoqëronte edhe Reis Ul-Ulemaja e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Hfz. Shaqir ef. Fetahu.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gjashtë funksionar të BDI-së kalojnē në LD-në e Izet Mexhitit
- Autobusi shtyp të moshuarin, qytetarët: Nuk ka siguri në trafik
- Kuvendi i RMV-së i miratoi ndryshimet e Ligjit për borxhin publik
- Krerët e UÇK votojnë në Hagë/ Gjykata: Do ushtrojnë të drejtën për zgjedhjet në Kosovë
- Deanoski: Do ta padisim shtetin nëse nuk na rrisin pagat
- Dardan Molliqaj zbulon arsyet pse u tërhoq nga gara në Kosovë
- Zeqirija Ibrahimi takon ambasadorin e Kosovës, SH.T. Florian Qehaja
- Rrahje në Zajaz të Kërçovës
- Gjendet një person i pajetë në Lezhë, trupi i dekompozuar, ja dyshimet e para
- Buxheti për arsim, VLEN: Këtë vit universitetet më shumë buxhet se vitin e kaluar!